Hungaria miraton ligj të ashpër kundër drogës: Shpërndarësve do t’iu konfiskohet pasuria dhe nuk do të kenë falje

Ligji i ri në Hungari kundër abuzimit me drogën është miratuar zyrtarisht dhe parashikon dënime më të ashpra për shkelësit, deklaroi sot komisioneri i qeverisë hungareze për luftën kundër trafikut të drogës, Laszlo Horvat.
Horvat në një video të publikuar në Facebook tha se nuk do të ketë falje dhe se shpërndarësit e drogës, sipas ligjit të ri, do të përballen me konfiskim pasurie, deportim ose burg nga qershori, dhe nuk do të ketë lirim me kusht.
Ai theksoi se qeveria e Hungarisë i shpalli luftë shpërndarësve të drogës në mars, pasi përhapja e shpejtë e drogave sintetike rrezikon të rinjtë, madje edhe fëmijët, raportoi agjencia MTI.
Horvat deklaroi se ligji i ri synon të “pajisë policinë me mjete të reja të shpejta dhe efikase”.