MPB njofton se më 01.05.2025, në ora 19:20, zyrtarët policorë nga SPB Dibër arrestuan A.L. (23) nga Dibra, i cili më parë, në rrugën rajonale drejt fshatit Udovë, duke drejtuar një veturë “Opel” me targa të Dibrës, nuk i është bindur shenjës për ndalim nga ana e zyrtarëve policorë dhe është larguar nga vendi.
Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, dhe pas një kohe të shkurtër, ai është ndaluar në rrugën “Vebi Dibra” në Dibër. Gjatë kontrollit është konstatuar se A.L. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 2.77 promilë alkool në gjak, si dhe se nuk posedon patentë shoferi.
Për A.L. do të parashtrohen kallëzime përkatëse.