Policia e Tiranës, ka raportuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.
Në kuadër të operacionit të koduar “END” është vënë në pranga shtetasi Klement Zguro alias Klement Kaçolli, 43-vjeç, banues në Tiranë.
ADVERTISING
Ai është kapur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet, teksa është i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
“Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim”, – njofton Policia.
Uniformat Blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se 43-vjeçarin ia kanë dorëzuar Policisë së Korçës për veprime të mëtejshme procedurale.