Më 19.05.2025 në orën 09.10 në SPB Shkup, J.Sh. (49) nga f. Vollkovë, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se në periudhën prej orës 22.00 më 18.05.2025 deri në orën 06.15 më 19.05.2025 në oborrin e tij në f. Vollkovë, rrethi i Shkupit, është hedhur helm, me ç’rast i ka shkaktuar vdekjen një qeni shtëpiak, ndërsa qeni tjetër është helmuar dhe është shpëtuar nga veterineri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS