Më datë 27.05.2025 në orën 23:40, në Qendrën e
Urgjencës në Spitalin Klinik të Tetovës është raportuar se një
person me lëndime nga thika është pranuar në repartin e tyre.
Pas veprimeve në bazë të raportimit është konstatuar se personi i
lënduar është A.T. (31) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka
raportuar se rreth orës 23:30 para një objekti hotelerik në qendrën
tregtare të qytetit në rrugën e ,,Ilindenit" në Tetovë, është sulmuar
me thikë nga personi B.Sh. nga Tetova. Po merren masa për
zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS