SPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Struga, kundër T.B. (44) nga Struga, udhëheqës i personit juridik dhe kundër V.N. (54), e punësuar në personin juridik për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shërbimi i pijeve alkoolike për fëmijë” sipas nenit 204 të Kodit Penal. Të denoncuarit, pa mos kërkuar dokumente për identifikim, i kanë lejuar një të mituri nga Tetova të blinte pije alkoolike në një objekt tregtar, ndërsa më pas, pas konsumimit, ai është helmuar dhe në gjendje jokontaktibile është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë.TS