Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për idenë e plasuar nga oponentët politik se kjo Qeveri është antishqiptare.

Ai sjell argumente të shumta se pse kjo Qeveri nuk është antishqiptare dhe bile madje është shumë proshqiptare.

“Realisht, kjo Qeveri le që nuk ka askush asnjë argument se është antishqiptare, por unë mendoj që shqiptarët janë mjaftueshëm mirë të përfaqësuar në Qeveri. Kemi bërë hapa të prekshëm që e dëshmojnë mbrojtjen e interesave shqiptare. Dhe po të doni ta krahasojmë, fjala bie në këtë Qeveri nuk kemi rastin Monstra, nuk kemi rastin e Sopotit, nuk e kemi rastin Lagja e trimave, nuk e kemi tërheqjen zvarrë të grave shqiptare. Në këtë Qeveri nuk kemi afëra të Maxhar Telekomit. Në këtë Qeveri nuk kemi listat e zeza, në këtë Qeveri nuk kemi persona nongrata. Në këtë Qeveri nuk kemi Soravia. Por, në këtë Qeveri kemi 34 milion euro për kampusin universitar të Nënë Terezës. Në këtë Qeveri e bëmë hapjen e pikës kufitare onë stop shop. Në këtë Qeveri, mbi 80 milion euro cdo vit ndahen për zhvillimin e komunave shqiptare. Në këtë Qeveri, vazhdon korridori 8. E kështu me radhë. Poqese i vendos dikush kështu gjërat e ka shumë të qartë se a është kjo qeveri antishqiptare ose është pro shqiptare. Por, sic thotë fjala e urtë kur i digjet dhelprës bishti ajo mendon se u dogj gjithë dynjaja. Unë e kam dert se kjo i ndodh edhe zotit Taravari dhe zotit Ahmeti ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.