Ilir Berani ka uruar Gilin, për ditëlindjen e saj të 59-të.

Duke kujtuar kohët bashkë, nga studimet e deri tani, Iliri thotë se ndjehet me fat që i mbajti dorën dhe kaloi këtë rrugëtim bashkë me të.

“Dëshmia dhe kurorëzimi i dashurisë sonë janë dy djemtë tanë, Roberti dhe Redoni.

Kur menduam se nuk mund të jemi më të lumtur se kaq, Zoti na dërgoi nipin Aleksin. Roberti e Herolina do të na gëzojnë shumë shpejt edhe me një mbesë. Uroj t’i përjetojmë edhe fëmijët e Redonit” shkroi Iliri.

Ky është urimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

“Urime ditelindja zemer!

Udhetuam bashke dore per dore prej diteve studentore,ato te luftes dhe keto te lirise.

Deshmia dhe kurorezimi i dashurise sone jane dy djemt tane Roberti dhe Redoni.

Kur menduam se nuk mund te jemi me te lumtur se kaq Zoti na e dergoi nipin Aleksin. Roberti e Herolina do te na gezojne shume shpejt edhe me nje mbese.

Uroj ti perjetojme edhe femijet e Redonit

Te behesh gjysh prane grauas qe e dashuron eshte bekimi me i madh.

Ta jetojme dhe gezojme bashke.

Gezuar!