Kontroll i topit, driblim dhe pastaj pasim për shokun e skuadrës. Në fund vendosi duart në fytyrë dhe mbi kokë për të lënë të kuptohet se e ndjeu që diçka nuk shkoi.
Edhe pse tek Interi dhe tifozët shpresojnë që Lautaro Martinez mund të jetë dëshpëruar më shumë sesa duhet sepse do të humbte këtë gjysmëfinale dhe ndoshta atë të kthimit.
Problem në muskujt gjatësorë të kofshës së majtë ishte përgjigjja e parë e mjekut zikaltër që konfirmoi kështu arsyen pse kapiteni i zikaltërve u largua nga fusha e lojës në fundin e pjesës së parë. Ditën e sotme do të bëhen ekzaminimet për të kuptuar realisht shkallën e dëmtimit. Por parandjenjat nuk janë aspak pozitive dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Simone Inzagi.
“Do të jetë e vështirë që të jetë, por të shohim”, tha ai.
Megjithatë Karlos Augusto konfirmoi se gjithçka është e mundur dhe ai do të bëjë gjithçka që të jetë në fushën e lojës. Mungesa e Lautaros për sfidën ndaj Veronës është e sigurt, sepse nuk ka asnjë shans që të rrezikojë ndeshjen e vitit ndaj katalanasve.
Në momentin që është rikthyer Turam, u fut në bokse argjentinasi. Një mëkat i madh për zikaltrit, që në fakt nuk janë duke i shijuar ashtu siç duhet dy lojtarët e rëndësishëm të repartit të avancuar.
Lodhja e madhe në këtë fund sezoni ishte arsyeja e dëmtimit, sepse Lautaro Martinez kishte luajtur 8 ndeshje radhazi si titullar nisur nga fakti që Taremi nuk ka qenë gati, Arnautoviç, po ashtu dhe Korrea është një lojtar që nuk bind aspak.