Inxhinieri tetovar, Shuip Ziberi që jeton dhe vepron në Zagreb përpos aktiviteteve si pjesë e komunitetit shqiptar në Kroaci tashmë i ka hyrë garës në zgjedhjet lokale për Kuvendin e Qytetit të Zagrebit, përcjell INA.
Ziberi do të jetë kandidat i pavarur në Listën “Plavi Grad” ku bartës është Dr.sc. Ivica Lovric, i cili është edhe kandidat për kryebashkiak të Zagrebit. Lajmin e ka komunikuar Ziberi përmes rrjeteve sociale duke pritur mbështetje nga qytetarët.
“Të dashur qytetar të Qytetit të Zagrebit ku i takojm edhe ne shqiptarët që jetojm dhe punojm në qytetin tonë të dashur, në Zagreb. Në Zagreb dhe Kroaci me datë 18.05.2025., mbahen zgjedhjet lokale për Kuvendin e Qytetit të Zagrebit dhe zgjedhet drejtëpërdrejti Kryebashkiaku i Qytetit të Zagrebit.
Shqiptari në Listën për Kuvendin e Qytetit të Zagrebit. Si kandidat i pavarur jamë në Listën e “PLAVI GRAD” ku bartës i listës është Dr.sc. lvica Lovrić.
Është kënaqësi e veçant që jemi një ekip ekspertës të fushave të ndryshme. Kandidati për kryebashkiak të Qytetit të Zagrebit është IVICA LOVRIĆ dhe zëvendësi i tij OTTO BARIĆ, arqitekt i njohur. Me shumicën e kanditatëve njihem dhe janë njerëz me plotë dinjitet dhe qytetari zagrebase dhe do të jetë kënaqësi të jem bashkë në Kuvendin e Qytetit të Zagrebit.
Unë sotë e fillova ditën nga shtëpia ime dhe drejt shkuam në “Sheshin Ilir” /“Ilirski Trg” dhe ishte kënaqësi që para qytetarëve të Zagrebit më prezentuan si Shqiptar i Zagrebit nga Trungu Ilir. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Shuip Ziberi.
Kush është inxhinieri dhe aktivisti shqiptar ndër më të njohurit në Zabreg?
Shuip Ziberi mag. ing. el. en.I lindur në Pallçisht të Poshtëm, Tetovë. Ka punuar në Zagreb, në fabrikën e kabllove elektrike më se 35 vjetë. Është ekspert për elastomere, plastomere dhe për kabllot dhe linjat e energjisë elektrike të tensionit të lartë deri në 400kV. Sa i përket anës atdhetare, kombëtare shqiptare ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Qytetit të Zagrebit me mandat katër vjeçar dhe tani është anëtar i Këshillit Këshillit të Qytetit të Zagrebit, bashkarisht me 25 anëtar sa numëron Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ky komunitet ka organizuar Projekte programe me karakter kombëtar, manifestime të llojlloshëme dhe organizon mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe sipas modelit C janë të financuara nga Qyteti i Zagrebit, shteti Kroat.