Ish-drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë akuzohet për keqpërdorim prej mbi 21 milionë denarësh përmes punësimeve të paligjshme

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, sipas nenit 353 paragrafi 4, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.
I kallëzuari – në cilësinë e drejtorit të Institucionit Shëndetësor Publik “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, gjatë periudhës nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka lidhur në mënyrë të paligjshme kontrata të veprës dhe ka punësuar persona në institucion pa marrë më parë miratim nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe pa marrë pëlqim nga Ministria e Financave ka punësuar në mënyrë të paligjshme gjithsej 127 persona.
Me këtë ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe me Ligjin për transformimin e marrëdhënies së punës në marrëdhënie të rregullt pune, gjë që është konstatuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Personave të punësuar në mënyrë të paligjshme, i kallëzuari u ka paguar paga në vlerë të përgjithshme prej 21.594.510 denarësh, me ç’rast ka dëmtuar buxhetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë.