Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se dy të prekurit me linë e majmunëve janë në gjendje të mirë, nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim dhe nuk ka raste të reja pozitive.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka hapur dy linja të reja telefonike për informacion në lidhje me linë e majmunëve, për konsultime me qytetarët dhe për konsultim me profesionistë të kujdesit shëndetësor

“Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët”, thanë nga ISHP.

Dje, Komisioni për Sëmundje Infektive i Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me dy rastet e konfirmuara të lisë e majmunëve, miratoi rekomandimin për vetëizolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për të dy personat e prekur.

Instituti i Shëndetit Publik më 23 maj njoftoi se janë regjistruar për herë të parë në RMV dy raste të lisë së majunëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume