Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale informoi se është duke i finalizuar kontrollet administrative të aplikacioneve të pranuara pas shpalljes publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për kategoritë e cenueshme të amvisërive në vitin 2025. Deri më tani janë pranuar dhe fillimisht janë shqyrtuar gjithsej 745 aplikacione nga të dy kategoritë e përdoruesve.

Për amvisëritë me fëmijë me aftësi të kufizuara, siç theksohet, janë pranuar 488 aplikime, nga të cilat 344 kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa 144 janë refuzuar për arsye të ndryshme.

Për familjet kujdestare, kanë arritur 257 aplikime, nga të cilat 110 janë me dokumentacion të rregullt, ndërsa 102 janë refuzuar.

“Komisioni që e zbaton procedurën është tashmë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura, pas së cilës do të kryhet një kontroll shtesë i të dhënave me DAP-in, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe EVN Home. Presim që listat përfundimtare për të dy kategoritë e amvisërive të publikohen në qershor 2025, pas së cilës do të fillojë pagesa e subvencioneve”, thuhet në kumtesën.

Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025, çdo amvisëri që i plotëson kriteret do të marrë një subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për të mbuluar një pjesë të kostove të energjisë elektrike, për një periudhë prej 12 muajsh.

Kjo mbështetje financiare, siç theksohet, është pjesë e angazhimit të Ministrisë për ndihmë sistematike dhe të barabartë për familjet e cënueshme, me masa të synuara qartë që ulin drejtpërdrejt kostot e energjisë të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.