Qëllimi i të gjithëve është që Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ edhe më tej të vazhdojë të
përforcohet dhe të përfshihet në listën e 1.000 universiteteve më të mira në botë. Këtë ua
kemi borxh patronëve të Universitetit dhe themeluesve të shkrim-leximit slloven si dhe
nxënësve të tyre Klimenti dhe Naumi të cilët në shekullin e 9-të, themeluan Shkollën letrare
të Ohrit- Universiteti i parë Sllavian dhe më i vjetër evropian, theksoi ministrja e Arsimit dhe
Shkencës Vesna Janevska në ceremoninë me rastin e 76-vjetorit të themelimit të Universitetit
dhe në ditën e patronatit të Universitetit -Dita e shenjtorëve Shën Kirili dhe Metodi.
"Për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përmirësimi i cilësisë së arsimit të
lartë është përparësi e lartë. Prandaj vitin e kaluar formuam Organ Koordinues Kombëtar për
Reformat në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, i cili tashmë po punon në përgatitjen e
Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Na duhet rregullore e re, profesorët dhe studentët duhet të
kenë më shumë të drejta, por me këtë shtohen edhe më shumë detyrime” theksoi Janevska,
duke shtuar se në përgatitje është edhe Ligj i ri për Veprimtarinë Kërkimore -Shkencore.
Duke theksuar se buxheti i arsimit i këtij viti është më i madhi ndonjëherë, ministrja potencoi
se për shkencën janë ndarë 680 milionë denarë, që është pothuajse dyfishi i 380 milionë
denarëve të vitit të kaluar, dhe tashmë janë shpallur tre Thirrje për shpërndarjen e mjeteve
për zbatimin e projekteve inovative shkencore-kërkimore.
„Investojmë në paga më të larta për profesorët dhe presim që e gjithë kjo të rezultojë në
programe studimore më cilësore dhe më shumë punime shkencore me faktor ndikimi. Po
ndërmarrim masa ligjore ndaj instituteve shkencore të cilat nga shkenca kanë vetëm fjalën.
Vizioni ynë është arsimi i lartë në nivel evropian”, theksoi Janevska.
Nëse studentët do të mund të zgjidhnin studime më cilësore në vendin e tyre, ata nuk do të
shkonin të kërkonin njohuri  në katedra  të huaja, tha ministrja Janevska, duke shpjeguar se në
këtë drejtim janë edhe përmirësimi i standardit të studentëve, bashkëpunimi i shkëlqyer me
shoqatat studentore dhe përmirësimin e kushteve në konviktet studentore. Janevska kërkoi që
të gjitha palët e interesuara në arsim të kontribuojnë për arsim më cilësor nëse duam të bëjmë
hap të rëndësishëm drejt zhvillimit si shtet.