Përqindjen e fluksit të studentëve duhet ta llogarisim sipas numrit të studentëve të regjistruar, jo sipas numrit në konkursin e shpallur, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska duke u përgjigjur në pyetjen për uljen e numrit të studentëve dhe nëse ata i lënë fakultetet kur shkojnë në shkëmbim jashtë vendit.

“Kur të shkojnë në shkëmbim, ata nuk mund të mbesin atje, ata shkojnë nga vendi, pasi në përgjithësi, përfundojnë me studimet e tyre, që seriozisht përpiqemi ta ulim numrin, duke dhënë bursa dhe duke bërë kushte më të mira”, tha Janevska.

Ajo theksoi se në vijim është analiza për vërtetimin e kuotave për regjistrim të studentëve në universitetet publike dhe sqaroi se përqindja e fluksit është realisht më e vogël sepse duhet të llogaritet sipas numrit të studentëve të regjistruar, ndërsa jo sipas numrit të vendeve të lira në konkursin e shpallur.

“Meqenëse universitetet përkatësisht fakultetet shpallin vende të lira sipas numrit të studentëve që i kanë fituar me akreditim, kur në fund do të mbledhim del që numri i fluksit të studentëve rezulton të jetë më i lartë nga sa është në të vërtetë. Numrin e fluksit të studentëve duhet ta llogarisim sipas numrit të studentëve të regjistruar, jo sipas numrit në konkursin e shpallur. Pse është bërë në këtë mënyrë më parë nuk ka fare rëndësi, tani do ta rregullojmë. Pse nëse vendet e lira janë 20.000, ndërsa regjistrohen vetëm 10.000, atëherë përqindja e fluksit në krahasim me 10.000 është shumë më i ulët se sa kur do ta konsideronim në krahasim me 20.000”, tha Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media.

Që të mbahen studentët, tha, përgatitet një ligj i ri për arsimin e lartë, parashikohen programe të reja, moderne studimore të cilat do t’u interesojnë studentëve, planifikohet më shumë punë praktike në institucionet publike dhe në kompani.

“Po bëjmë çmos, ka vetëm njëfarë mase që mund të bëjmë në dhjetë muaj, ky është realiteti. Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë shumë më i mirë dhe se do ta zvogëlojmë në minimum ikjen e trurit të njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit”, tha Janevska.

Për momentin, tha, po përgatitet konkursi së bashku me Sektorin për arsim të lartë.

Siç theksoi rektorja e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”-Shkup, Biljana Angelova, Konkursi për regjistrimin e studentëve në vitin e parë për vitin akademik 2025/2026 është miratuar nga Rektorati dhe është dorëzuar në MASH.

“Pres në afatin më të shkurtër, në qershor ta kemi konkursin për vitin e ardhshëm”, tha Angelova.