Të dashur miq,shokë ju njoftoj me respekt se nga sot e tutje nuk do të ushtroj më funksionin e Kryeshefit të Policisë së Gostivarit. Detyrën si Kryeshef i Policisë e kam kryer me përkushtim, ndershmëri dhe faqebardh, duke qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve dhe përgjegjësisë që kjo pozitë kërkon.

Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë, por është i ndershëm: kemi vendosur të heqim dorë nga postet tona zyrtare. Kjo nuk është një dorëheqje nga përgjegjësia, por një dëshmi se për ne pushteti nuk është qëllim në vetvete. Ne nuk jemi lidhur me karriget, por me Popullin.

Lëvizjet tona nuk janë rastësore; ato janë të menduara, të ndërtuara mbi kërkesat reale të njerëzve dhe të udhëhequra nga vullneti për një ndryshim të ndershëm. Ne punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe me një vizion të qartë për të ardhmen, sepse qëllimi ynë është i vetëm: të ndërtojmë një të nesërme më të mirë për të gjithë, jo vetëm për pak.

Nuk kemi zgjedhur rrugën e lehtë – e dimë që shumë prej jush ndihen të befasuar, ndoshta edhe të zhgënjyer. E kuptojmë se besimi që na keni dhënë është i shenjtë, dhe ju premtojmë se ai besim nuk do të zhgënjehet. Ju themi me zemër të hapur: qëndroni me durim, sepse nuk po largohemi – po përgatitemi të kthehemi më të fortë. Po bëjmë një hap mbrapa, me qëllimin që të bëjmë një hap shumë më të madh përpara.

Sot mund të largohemi nga një post, por jo nga qëllimi. Nesër do të jemi më pranë jush se kurrë më parë.

Faleminderit të gjithë qytetarëve të Gostivarit për përkrahjen!

Gjatë pesë muajve të plotë që udhëheqa, jam mahnitur nga kultura që kanë treguar gostivarasit. Një falënderim i veçantë shkon për fshatin tim, Çegranin – të cilët kanë qenë pranë meje në çdo kohë.

Asgjë nuk më dha më shumë forcë sesa mbështetja e bashkuar e fshatit tim, një trup,një zemër,nje zë!

Tek ne, besnikëria dhe dinjiteti janë parime mbi të gjitha!