Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, në nëntor 2024, në Klinë, transmeton Klankosova.tv .

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Pejë, transmeton Klankosova.tv

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave të tjerë që ishin prezent në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë.

“Në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disa minutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij dhe fillon të shtinte në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.SH, dëshmitari E.SH, hidhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të shtinte me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e të pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H. largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.SH, ndërsa viktima R.SH dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.”/Klankosova.tv