Prezantuesja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke treguar edhe një herë sa mirënjohëse ndihet për jetën që ka ndërtuar.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Jonida shfaqet e buzëqeshur përkrah bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre, duke krijuar një portret të plotë të lumturisë familjare.
Krahas fotos, ajo ka vendosur një përshkrim të thjeshtë por të ngarkuar me ndjenjë: “Faleminderit Zot”.
Nuk është hera e parë që ajo ndan momente të tilla, duke treguar shpesh se familja zë vendin më të rëndësishëm në jetën e sa, shkruan “Kosovarja”.