Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sindikata e të Punësuarve të Universitetit të Tetovës i ndau një mirënjohje për rektorin e UT-së z. Jusuf Zejneli, në shenjë falënderimi për kontributin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj të punësuarve në këtë institucion arsimor.