Kabranov: Lëvizja e Taravarit për t’u larguar nga qeveria, pragmatike dhe do të gjejë mbështetje të madhe nga elektorati

“Izet Mexhiti dhe kompania i shërbejnë Mickoskit për atë ekuilibër etnik në qeveri”.
Kështu ka deklaruar për Frontline, analisti politik dhe gazetari Aco Kabranov, përcjell PressOnline.al
“Po e citojë deklaratën e Arben Taravarit se ai u largua për të mos qenë kukull në qeveri, të tjerët nga VLEN ndoshta po qëndrojnë më shumë për shkak të interesave personale për të ruajtur pozicionet e tyre – zëvendëskryeministër, kryetar Kuvendi, poste drejtuese. Ata janë për të legjitimuar Mickoskin, veçanërisht para të huajve, se ka parti shqiptare në qeveri. Kukulla koalicioni që, megjithëse në pozicione, në të vërtetë janë thjesht vartës pa të drejtë për të marrë vendime. Nuk e respektoj Taravarin si politikan me integritet, por duhet të pranoj se ai bëri një lëvizje të shkathët – u tërhoq për të shpëtuar veten dhe partinë, në mënyrë që të mos e dëmtonte Mickoski siç bëri BDI me LSDM-në, veçanërisht gjatë mandatit të Kovaçevskit, dhe sigurisht, me pëlqimin e saj, e shkatërroi atë deri në pikën më të ulët të ekzistencës së saj”, thotë Kabranov.
Prandaj, sipas tij, lëvizja e Taravarit për t’u larguar nga qeveria, sipas sondazheve shqiptarët kanë deri në 70 përqind mosbesim në këtë qeveri, është pragmatike dhe mendoj se do të gjejë mbështetje të madhe nga elektorati shqiptar