Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka dhënë një deklaratë për mediat nga sheshi Skënderbej në kryeqytet, ku dhe po mbahet Samiti Politik Evropian sot.
E pyetur për Shqipërinë, Kallas u shpreh se vendi ynë po bën një progres të shkëlqyer të reformave. Ajo e lidhi me procesin e zgjerimit të unionit evropian, duke cilësuar se është diçka qe duhet të ndodhë.
“Mendoj se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reforma. Ato që janë të nevojshme. E po kështu dhe për ne është… duhet bërë reformat për ligjin, përspektivën, e kështu me radhë, por ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë”, tha Kallas.E pyetur për situatën e Ukrainës dhe mos zbrapsjen e Rusisë, si dhe për diskutimet e këtyre shteteve për paqe në Turqi, Kallas shprehet se është gjë e mirë që ka dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara në këtë mes.
“Është e rëndësishme të shkurtojmë fonmdet për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të gjithë të bashkuar, sepse shohim qartësisht që Rusia nuk do paqe.
Mendoj që është një propozim shumë i mirë (bisedimet e paqes në Turqi), sigutrisht që ka procedura të tjera është e rëndësishme si mesazh, që amerikanët janë sepse për t’u ushtryar trysni rusisë, kemi dhe ne mjete, kanë dhe amerikanet mjete”, shprehet ajo.
Po kështu, një mesazh të shkurtër pati për Kosovën dhe Serbinë, që lidhej me bisedimet e tyre.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e posaçëm të ri për dialogun dhe presim neutralizimin e marrëdhënieve sigurisht”, u shpreh Kallas.