Kallëzim penal ndaj një personi në Shtip, përmes një rrjeti social ka mashtruar një person femër ndërsa më pas edhe e ka kërcënuar

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër C.M. (46) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „mashtrim “ dhe „rrezikimi i sigurisë “. I denoncuari në periudhën nga muaji qershor deri në muajin shtator të vitit 2024, gjatë komunikimit përmes një rrjeti social ka mashtruar një person femër, me ç’rast të dëmtuarës i ka ofruar shitjen e automobilit „audi a3“ që nuk e ka poseduar dhe e ka bindur në disa raste përmes transferimit të shpejtë të parave dhe përmes personave të tjerë, që të denoncuarit t’i pagojë 366.747 denarë. I denoncuari, po ashtu i është kërcënuar asaj. TS