Kallëzim penal për 40 vjeçarin nga Koçani për ushtrimin e transportit publik pa posedimin e licencës

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër G.R.(40) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale,,ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“. Më 26.03.2024 në Manastir, nëpunësit policorë kanë kryer kontroll në automjetin transportues „man“, të drejtuar nga i denoncuari, ndërsa pronë e personit juridik nga f. Miletinë, komuna e Bërvenicës, që ka qenë i ngarkuar me dru për ngrohje. Gjatë kontrollit është konstatuar se ka ushtruar transport publik të mallrave pa posedimin e licencës përkatëse për ushtrimin e transportit, të lëshuar nga organi kompetent.TS