SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër S.N.(50) nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paaurtorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 06.09.2024, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit dhe në dy uikend shtëpiza në f.Bojançishtë, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie, plumba kalibri të ndryshëm, fishekë, kapsolla inicuese, saçma, gëzhoja pa kapsolla inicuese, vegla dore për realizimin e municionit të gjuetisë, projektile plumbi, barut dhe mjete piroteknike.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume