Kallëzim penal për 60 vjeçarin në Strugë, kërkonte nga një person t’i jepeshin paratë që gjoja se ia ka pasur borxh një anëtar i familjes së tij

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër N.A.M. (60) nga fshati Kalishtë i Strugës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “zhvatje”. Më 02.04.2025, ai ka hyrë në shtëpinë e Xh.Q. nga fshati Frangovë dhe ka kërkuar që t’i jepeshin paratë që gjoja se ia ka pasur borxh një anëtar i familjes së tij, kështu që e ka sulmuar fizikisht.TS