SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër А.F.(57) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „raste të posaçme falsifikimi dokumentesh“ dhe „përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë“. Në shtatë raste gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, i denoncuari ka ndezur në mënyrë të kundërligjshme fishekzjarre në zonën e Shtipit. Në të vërtetë, ai ka dorëzuar në SPB Shtip njoftime për fishekzjarret në të cilat është nënshkruar dhe ka përdorur vulat e dy personave juridikë nga Shtipi, te të cilët më parë ka qenë drejtues, e të cilët janë fshirë nga Regjistri qendror në vitin 2016, respektivisht në vitin 2018.TS