SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër O.S. (42) nga Vinica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “moszbatimi i vendimit gjyqësor”. Më 09.04.2025 në Vinicë, edhe pse ka pasur ndalesë të përkohshme për t’iu afruar një gruaje nga Vinica në një distancë më të vogël se 100 metra, ai ka parkuar automjetin para shtëpisë së saj, dhe meqë e ka denoncuar në NJPB Vinicë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.TS