SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër A.A. (39), F.A. (37) dhe S.D. (40), të gjithë nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtimi i paligjshëm”. Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 në Kërçovë, të denoncuarit si investues kanë ndërtuar në kundërshtim të lejes së ndërtimit të lëshuar nga komuna e Kërçovës, me ç’rast kanë shkaktuar dëm material prej rreth 1.316.765 denarë në llogari të buxhetit të komunës së Kërçovës, për shumën e taksave të papaguara komunale.TS