Kapet 19-vjeçari me 171 km/h në aksin Shkup-Tetovë dhe 27-vjeçari me 173 km/h në Gostivar-Tetovë – përballen me kallëzim penal për vozitje të rrezikshme

Me datë 30.04.2025 në ora 10:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personat A.R. (19) nga fshati. Sinican, pasi që në magjistralen Shkup-Tetovë ka vozitur veturën e udhëtarëve “Golf”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 171 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë. Gjithashtu në ora 18.00, në rrugën Gostivar-Tetovë, është privuar ngaliria personi B.A(27) nga Tetova, i cili drejtonte veturënë e tij ,,BMW” me targa të huaja me shpejtësi prej 173 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të përgatiten kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.