Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 Majit.
“Është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.
Trashëgimia e tyre nuk është vetëm e djeshmja jonë, por është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen.
Le të jemi të denjë për gjakun e tyre, duke ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzore. Lavdi dëshmorëve! Lavdi popullit tonë!“, ka shkruar Kasami.