Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur kënaqësinë e tij për fillimin e punimeve për autostradën e re Tetovë-Gostivar, duke shkruar se “kjo rrugë është hak i vonuar për shqiptarët e Pollogut, që për vite me radhë udhëtonin mes gropave dhe pritjes, ndërsa dëgjonin vetëm premtime”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e Kasamit.

Sot nuk hodhëm vetëm gurthemelin e një rruge, hodhëm gurthemelin e një drejtimi të ri për gjithë Pollogun.

Autostrada Tetovë–Gostivar, pjesë e Korridorit 8 dhe 18 kilometra e gjatë, është shumë më tepër se një projekt ndërtimi. Është një investim prej 90 milionë eurosh që do ta përmirësojë lidhshmërinë në rajon, do të bëjë udhëtimet më të sigurta, më të shpejta dhe do t’i japë frymë zhvillimit, qytetarëve dhe bizneseve. Kjo rrugë është hak i vonuar për shqiptarët e Pollogut, që për vite me radhë udhëtonin mes gropave dhe pritjes, ndërsa dëgjonin vetëm premtime.

Tani nuk ka më llafe, ka punë!