MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll të automjetit të udhëtarëve ,,BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.T. (44) nga Tetova, me ç’rast tek bashkëudhëtari i tij B.B.(29) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, kanë gjetur marijuanë, ndërsa në automjet kanë gjetur një thërmues me mbetje marihuane dhe një pajisje tjetër me mbetje marihuane. Ata po mbahen në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.