Urim Saliu

Një inferniere doli me gjysëm zëri dhe foli të vërtetën e dhimbshme në Spitalin e Tetovës ku njerëzit më shumë sëmuren pasi të hyjnë aty brenda se sa të ndodhë e kundërta.
Kishte edhe nga ato që kishin frikë të dalin para mediave sepse mos I shohin të fortët e partive që institucionet shtetërore, punësimet dhe cdo kontrollë tjetër e konsiderojnë të tyren .Sikur ata kanë në dorë fatin të bëjnë cfarë të duan, ose përndryshe fluturon nga puna .Kanë futur frikën idiote sepse vetëm kështu mund ti bëjnë votuesit për vete.
Ndodhë shpesh që për të futur të tjerë partiakë , duhet patjetër dikush të pësojë nga “ shpata” e tyre .Dhe spitali nuk bën përjashtim, sic nuk bëjnë përjashtim as shkollat, cerdhet, cdo gjë.
Kishte nga infermieret që pavarësisht ditëve të zeza që I jeton brenda pavijoneve të spitalit, pa rrogë, pa vendime, pa asgjë, sërish kishin frikë të shfaqeshin sepse sms-të u kishin shkuar para një dite dhe urdhërat që më mirë mos dilnin në protesta, ose….

Por shumë prej tyre I cjerrën maskat e të fortëve që nuk të lejojnë të bësh protestë sepse në fund të fundit nuk kanë cfarë humbasin.Nuk është se flisnin mirë dhe kur ia shton edhe frikën e tyre nga pasojat, atëherë kjo e bën më të rëndë këtë situatë atje .
Kaq shumë ministra , drejtorë erdhën e shkuan, vepruan njëjtë.Nuk patën fuqi të bëjnë dicka për këta shpëtimtarë të njerëzve nëpër spitale sepse padronët e tyre maqedonas nuk japin leje punësimi.Duket se atje diku në Ministrinë e financave ka dicka që ndalë cdo gjë , e bën lëmsh.Ndoshta jo pa qëllim sepse balansuesi dha shpirt.

Deri tani nga distanca kemi dëgjuar fjalët: Le ti rrahin mjekët, infermierët.Mirë ua bëjnë.

Nuk kryejnë shërbimet sic duhet ndaj pacientëve.
Pastaj si në korr shumë njerëz thonë: Ata zhvatin, vjedhin.
Por mes këtyre të vërtetave paska patur edhe të tjera që nuk I paskemi ditur aq sa tani e besojmë poashtu se përse mjekët dhe infermierët po e braktisin vendin sepse ata nuk qenkan paguar dot.
Spitalet po zbrazen dhe një ditë ne do shërrohemi si njerëzit para 100 vjetësh.Në vend që të na operojnë një këmbë, do na presin me sharrë. .
Nuk do shpëtojë askush nga kjo kolerë politike që njerëzit I sheh si votues dhe jo si vlerë, si dinjitet.Ata që përcaktojnë fatet tona, janë një grup I tmerrshëm që përmes politikës po na dërgon drejt humnerës .
Ja përse ikin mjekët dhe infermierët nga ky vend i mbrapshtë ku njerëzit duhet të punojnë si në kohën e mesjetës.Të shfrytëzohen dhe mos paguhen, sepse ata që duhet të jetojnë si mbretër janë politikanët që I zgjodhëm të na fundosin në heshtje.