Shtëpia botuese “Onufri” nga Shqipëria ka paditur kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për vjedhje të librave të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Sipas drejtorit të “Onufri”-t, Bujar Hudhri, veprimi i Kasamit ka shkaktuar dëm të madh financiar dhe moral për shtëpinë botuese. Hudhri theksoi se ky akt përbën krim edhe ndaj familjes së Ismail Kadaresë, pasi librat e vjedhur do të qëndrojnë në bibliotekat e shkollave për dekada me radhë, duke shkaktuar dëme të mëdha për letërsinë, librin, familjen Kadare dhe vetë shtëpinë botuese “Onufri”.
Nga ana tjetër, komuna e Tetovës ka hedhur poshtë këto akuza duke e drejtuar fajin tek shkollat që kanë porositur libra të tillë
“Komuna e Tetovës dhe kryetari as nuk ka porositur libra e as nuk ka blerë libra. Librat janë blerë nga vetë shkollat e mesme, me mjetet e tyre vetanake dhe do me thënë janë blerë nga Shtëpia Botuese “Çabej” – Tetovë. Ne si Komunë nuk kemi blerë libra, aq më pak kryetari i Komunës.”, Albion Alili nga komuna e Tetovës. /TS/