Njohësit e politikës thonë se situata është paradoksale dhe se i sjell dëme të vazhdueshme vendit e ata të ekonomisë thonë se kjo situatë ndikon në uljën e zhvillimit ekonomik të vendit

Dështimi i vazhdueshëm i konstituimit të Kuvendit, rrjedhimisht edhe mos hapja e rrugës për formimin e Qeverisë vendit duket se do i lë njolla.

Dëmet e shkaktuara nga kjo situatë kanë vend në aspektin politik e sidomos në atë ekonomik.

Profesori universitar, Ilir Hajdini, thotë se situata politike mund ta ulë ritmin e paraparë të rritjes ekonomike për vitin 2025.

“Kjo do të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim, Kosova parashihej që të ketë një zhvillim ekonomik mbi katër për qind në vitin 2025. Mirëpo, ky ngërç politik si duket do të ndikojë në uljen e zhvillimit. Kjo rrezikon që të zymtësojë perceptimin e qytetarëve të Kosovës për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Hajdini.

Hajdini tutje paralajmëron se Kosova rrezikon të humbasë miliona euro edhe në fonde dhe projekte të BE-së.

Në anën tjetër, analisti Afrim Kasolli thotë se edhe vendimet e marra nga qeveria në detyre janë të kontestueshme ligjërisht.

“Jemi në situatë paradoksale kemi një qeveri e cila sic është konstatuar nga shoqëria civile ka marr dhjetëra vendime një qeveri në detyre e që nuk i nënshtrohet kontrollit të sovranit që është shumë e rrezikshme e tash të mos flasim edhe për implikimet e tjera politike sic e thanë edhe mediumet ndërkombëtare që Kosova është vend i varfër dhe rrezikon të i humb fondet e Bashkimit evropian”, ka deklaruar Kasolli.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, e partitë e tjera politike nuk janë duke marr pjesë në votim, as për të ndryshuar mënyrën e votimit./Tv Dukagjini/