Skënder MULLIQI

Tekstin po e fillojë jo më diqka që unë po inskenojë , por vëretetë më ate që i ndëgjon qytetarët kur takohesh me ta.Shumica janë mllefosur për sjelljet e tilla të kuvendarëve, madje i ndëgjon më shprehje së shumica po sillën sikur te ishin banditë etj!Dhe,
ka shumë saktësi në këtë mendime.Për një kohë të gjatë u krijua bindja në opinion e gjerë publikë, se nese do të mbijetosh në shoqëri, duhet të jesh anëtar i “bandës” së dikujt.Ajo të mbron më familjën tuaj.Por, në këmbim , ata kërkojnë besnikëri.Duhet të
jesh i disponueshem.Dhe, a nuk po shohim shfaqje të tilla kuvendarësh në organin më të lartë të shtetit ?Unë nuk dua të bëjë një krahasim të tillë, po vertëtë është së po ekziston ngjashmeri.Kur vijnë në shprehje sjelljët e tilla, nuk mbetet vend për civilë,
lëre më për intelektualët, artistët , filozofët etj.Këta kuvendarë po i mohojnë,ligjet dhe kushtetutën , janë bërë të dëmshem për shoqërinë demokratike .Të emocionuar , të grimuar me ngjyarat e ndryshme , më britma dhe daulle.Këto janë shfaqje për çdo kritikë.Këta
janë bërë shëmbulli më i keq i një shoqërie të organizuar.Ajo çka po shohim në çdo të dytën ditë në kuvend, është jashtë normave të qytetërimit dhe të shtetndërtimit.Nuk kemi nevojë për një shoqëri më vrazhdësi dhe primitivizma të tilla.Neve na duhet një kolekcion
qytetarësh të lirë dhe të plotë të një shteti , e asgjë që ngjason në lidhje të interesit, klintelizmit dhe lidhjeve të tjera të dëmshme.Kosovës i duhet një kulturë paraqitjësh, që bëhët stil i jetesës dhe civilizimit.Ju shumica e kuvendarëve që gjendeni
sot në ulëset e kuvendit nuk po përfaqësoni këto vlera.Jeni bërë uzupatorë të tyre.Vlerat janë të garantuara më ligj.Po vendoseni mbi kushtetutë dhe ligjin!Po gumzhini në ambiente të sallës se kuvendit, duke përhapur errësira që do të na hajë.Sikur nuk keni
parë kurrë se çfarë do të thotë parti politike , ideologji, filozofi, ideal , besim, program, statut, organ, këshill , bord?Nuk keni nevojë për intelektualë , artistë, punëtor.Ju po keni nevojë për njerëz besnik deri në palcë.Shteti nuk mbrohet më veprimet
e tilla çfare po i shohim.Shteti nuk është ndërmarrje apo organizatë private . Kjo është e tmerrshme, dhe qesharake apo jo…?!