Anëtarë të zhgënjyer nga Lëvizja “ZNAM” po rikthehen në radhët e LSDM-së, deklaroi sot Martin Kostovski, sekretar organizativ i LSDM-së, në emisionin “DailyClick” në TV21.
“Me dëshmi të qarta se reformat në LSDM janë në një nivel të lakmueshëm, mund të konfirmoj me argumente se një numër i madh i njerëzve, anëtarë të ‘Znam’, po rikthehen në LSDM,” tha Kostovski.
Ai shtoi se aktualisht bëhet fjalë për tre familje nga Kumanova.
“Ish-anëtarë të LSDM-së që ishin pjesë e ‘Znam’, tani janë rikthyer në organizatën komunale të LSDM-së në Kumanovë. Bëhet fjalë për tri familje dhe ky është një trend që me siguri do të vazhdojë në të gjithë Maqedoninë. Jemi në kontakt me shumë njerëz të zhgënjyer që vetë kërkojnë të rikthehen,” theksoi Kostovski.