Ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në përpjekjen e 14-të.

Ish-partitë opozitare janë kundër kandidates për kryekuvendare Albulena Haxhiut dhe kundër daljes në votim të fshehtë, pasi sipas tyre kjo është një shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Pas dështimit të seancës për media ka folur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Me 9 shkurt qytetarët e Kosovës kanë treguar nivel të lartë të pjekurisë, ajo që po bën Albin Kurti është e kundërta e kësaj, po vazhdojnë ta mbajnë shtetin peng për Albulena Haxhin e cila nuk ia ka votat. Se Albulena Haxhiu për Kurtin është më e rëndësishme se 1 milion qytetarë të Kosovës tashmë është e ditur. Albin Kurti nuk i ka numrat për kryeministër dhe po na mban peng këtu në Kuvendin e Kosovës çdo dy ditë”, tha Krasniqi.

Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet nuk ka arritur të marrë mbi 57 vota, të cilës për t’u zgjedhur i nevojiten 61 vota. /Klankosova.tv