Kumanovari I merr një personi 1700 dollarë që t’ia udhëheqë kontestin me një kompani të huaj sigurimi

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.V.(36) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Gjatë muajit gusht të vitit 2024, i denoncuari i ka ofruar një personi nga Kumanova që t’ia udhëheqë kontestin me një kompani të huaj sigurimi, dhe pasi që janë marrë vesh, në dy raste i ka marrë gjithsej 1.700 dollarë, por marrëveshjen nuk e ka përmbushur.TS