TË gjithë komunkiojnë me Ali Ahmetin, të gjithë më pas e mohojnë një gjë të tillë. Edhe ish këshilltari i Nikolla Gruevskit, më pas ish ministri për Informatikë i cili sot i është bashkuar Arben Fetahut kundër Arben Taravarit e mohojë një gjë të tillë se ka pasur komunikme me Ali Ahmetin.
I pyetur nga portali TS, se a ka pasur komunikime dhe a ka qenë ky ura e komunikimit me Ali Ahmetin, ai para se me u përgjigj filloi të djersitet. Një herë u shpreh se ka pasur komunikime, më pas u shpreh se nuk ka pasur e më pas tha se të gjithë kanë komunikime varësisht rethanave.
Azir Aliu ka qenë në krah me Arben Taravarin, por sot ai është kundër tij, siç thotë edhe vet ai për shkak të BDI-së. Nga ana tjetër, Azir Aliu përflitet se do të jetë ministër i Shëndetësisë në qeverninë e Mickovskit edhe pse nuk dihet ende fati i një grupacioni që janë shkëputur nga ASh-ja.
Sot gjatë koferncës së Arben Fetahut vetëm deputetja Mimoza Musa ishte e pranishme, dhe disa të paknaqur të tjerë të cilet as vet nuk e dinë se cilën rrugë do ta mbajnë dhe kënd e kanë lider të partisë.
Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti dhe gara pritet të jetë shumë e nxehtë mes Frontit Europian dhe VLEN-it./TS/