Barcelona ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme, mesfushori Mark Kasado i është bashkuar skuadrës sot në stërvitje.
Ndoshta nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme në La Liga ose kundër Interit, por mund të jetë një faktor në ndeshjet e fundit të La Ligës.
Edhe pse pritej që ai të mos ishte më gati për këtë sezon, duket se 21-vjeçari ka bërë maksimumin për tu rikuperuar. Gjithsesi pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.