Më 28.05.2025 rreth orës 23.30 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën rajonale Vendkalimi kufitar Bellanovcë-Kumanovë, zonë e f. Sllupçan, Komuna e Likovës, një automjet pasagjerësh ,,audi’’ me targa regjistrimi të Kumanovës, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga f. Otël, Komuna e Likovës, kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë.TS