Më 02.05.2025 në orën 11:20, në Stacionin Policor të Gostivarit është denoncuar se në rrugën rajonale në fshatin Çajle, Gostivar, një katërçikletë “Polaris” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga F.N. (31) nga fshati Çajle e Vjetër, humbi kontrollin e katërçikletës dhe u përplas me një gardh teli dhe një portë metalike të një ndërtese në pronësi të Sh.B. Në aksident, F.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Për aksidentin është njoftuar Prokuroria Publike kompetente, ndërsa këqyrja është kryer nga një ekip inspektimi nga NJPB Gostivar.TS