Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se Ligji i ri për
Energjitikën është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe
pas afatit të parashikuar nga data e publikimit, fillon zyrtarisht zbatimi i tij.
Ky ligj sistemik, reformues dhe i harmonizuar me Evropën u votua në Kuvend me mbështetje të
fortë, duke përfaqësuar një themel të ri për politikën energjetike të vendit – një ligj që
rregullon plotësisht këtë sektor dhe ofron një vizion për një të ardhme të pastër, të drejtë dhe
të qëndrueshme të energjisë.
Ligji i ri i Energjisë është rezultat i punës së përkushtuar të ekspertëve vendas nga Ministria.
Është miratuar përmes një procesi gjithëpërfshirës që përfshiu të gjitha palët relevante –
institucionet, ekspertët, operatorët, sektorin e biznesit, organin rregullator dhe organizatat e
shoqërisë civile. Me zbatimin e ligjit të ri, Maqedonia merr një kornizë të qartë dhe të
qëndrueshme për:
 rritje të konsiderueshme të pjesëmarjes së burimeve të rinovueshme në konsumin final,
 efikasitet më i lartë i energjisë dhe reduktimi i humbjeve,
 treg të hapur dhe pjesëmarrje aktive e qytetarëve si prodhues dhe konsumatorë të
energjisë,
 mbrojtjen e kategorive të cenueshme dhe reduktimin e varfërisë energjetike;
 mjedis i parashikueshëm për investime vendase dhe të huaja në kapacitete të reja
energjetike.
Ligji ka marrë mbështetje edhe nga Sekretariati i komunitetit të energjisë, gjë që është një dëshmi
e fuqishme për angazhimin e shtetit tonë ndaj standardeve evropiane të energjisë dhe integrimit
në tregun e përbashkët të BE-së.
Zbatimi zyrtar i ligjit paraqet fillimin e aktiviteteve konkrete për digjitalizimin, modernizimin dhe
transformimin e gjelbër të sektorit të energjisë, në drejtim të qëndrueshmërisë ekologjike,
ekonomike dhe sociale.
Ministria do të vazhdojë të zbatojë të gjitha dispozitat në mënyrë të koordinuar dhe të
përgjegjshme, me një objektiv të qartë: të sigurojë energji të qëndrueshme, të pastër dhe të
përballueshme për të gjithë qytetarët dhe për ekonominë.
Me këtë ligj, Maqedonia po bën një hap të rëndësishëm përpara – drejt sigurisë energjetike,
rritjes së gjelbër dhe të ardhmes evropiane.