Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është afër marrëveshjes me yllin e Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, i cili shihet pasuesi ideal i Trent Alexander-Arnold.

Sipas Florian Plettenberg të Sky Germany, Liverpooli është në prag të arritjes së një marrëveshjeje me mbrojtësin e krahut të djathtë të Leverkusenit.

“Jeremie Frimpong dhe Liverpool janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje verbale”, ka shkruar fillimisht Plettenberg në profilin e tij.

“Bisedimet po përparojnë, me detaje të mëtejshme që ende po sqarohen”.

“Frimpong është gati për transferimin te Liverpooli – gjithashtu sepse Arne Slot është shumë i etur ta nënshkruajë atë”.

“Duket mirë, por marrëveshja nuk është bërë ende. Klauzola e lirimit është vendosur rreth 35-40 milionë euro”, përfundoi gazetari gjerman.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume