Ministria e Punëve të Brendshme informon se herët në mëngjes, në orën 01:20, në SPB Shkup është raportuar se në kalimin hekurudhor te Hipodromi, një lokomotivë në pronësi të NP “Hekurudhat e Maqedonisë” ka goditur këmbësorin S.L. (55) nga Shkupi.

Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume