Prindërit, familjet dhe miqtë e viktimave në tragjedinë e tmerrshme në Koçan, sot për të tetën herë me radhë dolën në marsh protestues nëpër rrugët e qytetit, shkruan 360 Gradë.

Duke mos e fshehur dhimbjen, ata presin që opinioni të qëndrojë krah për krah me ta, që të mos përsëritet një tragjedi e ngjashme. Porositën se heshtin, por që ndjekin gjithçka dhe japin mundësi që të ndërmerret përgjegjësi, por durimin e kanë nga fundi.

“Zonja dhe zotërinj prokurorë publik, ne ju drejtohemi juve. Mbetën 46 të dyshuar dhe atë më shumë nga ata të cilët duhet të përgjigjen as nuk janë thirrur për t’u marrë në pyetje, e as të dyshuar. Duhet t’i ndiqni dëshmitë, fajtorët e vërtetë duhet të zbulohen. ‘Puls’ ka punuar ilegalisht. Duhet të konfirmohet përgjegjësi për institucionet dhe meqenëse nuk mund t’i shihni, ne do t’ju udhëzojmë. Objekti ka funksionuar pa leje për ridedikim. Qiraja është paguar me paga në dorë. Vallë ISHT, MPB dhe DAP kanë procesverbal se është kryer kontroll në këtë objekt: A ka procesverbale në Komunë se objekti nuk i përmbush kushtet? Njëri nga kryetarët e komunës është ankuar për zhurmën, a ndërmori masa ndonjëri prej tyre? E gjithë kjo është publikisht qasëse dhe ne me gjithë dhimbjen u desh të ndiqnim normat ligjore që ju të dini se nuk do të na manipuloni”, thanë ata në marshimin e sotëm.

Duke u përqendruar në konferencë për shtyp në të cilën kryeministri Hristijan Mickosi tregoi licencë të falsifikuar, ata pyesin se si mundet që gjatë gjithë vitit “Puls” të punojë me licencë të falsifikuar kur në Ligjin për veprimtari hotelierike thuhet “Ministria e Ekonomisë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së licencës së dhënë paraprake e përkujton pronarin e licencës para skadimit”.

A ka kontrolluar dikush, ministra aktual, drejtorë, ISHT, DAP?, pyetën prindërit. Ata i theksuan të gjithë institucionet përgjegjëse: Komunën Koçan, MPB, DAP, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Sanitar dhe institucione të tjera.

“Familjet dhe banorët e Koçanit e kanë të paqartë se asnjë institucion nuk ka kryer kontroll aq vite. Drejtorinë për të Ardhura Publike e pyesim se si ‘Puls’ ka punuar me llogari të bllokuar dhe vallë nuk është dashur që klubi të mbyllet që në shtator të vitit 2024? Vallë a është e vërtetë se DAP nuk ka vepruar sipas detyrimit të tij ligjor: Vallë dikush e ka penguar procedurën për mbyllje dhe nëse po, pse? Ky është zinxhir i mangësive institucionale”, theksuan prindërit.

Tek MPB-ja locojnë përgjegjësi sepse nuk ka kryer kontroll për parking për orarin e punës në diskotekë dhe piroteknikën, minorentët dhe alkool.

Prindërit pyetën se nëse janë thirrur për t’u marrë në pyetje drejtuesit me piroteknikë në klub dhe porositën se nuk është i mjaftueshëm ndërrimi i komandantëve dhe shefave të SPB-ve.

Nga LSDM-ja sot akuzuan se shefi i SPB Shtip Dejan Salltirovski po mbrohet nga prokurori publik Lubomir Kocevski dhe kryeministri Hristijan Mickoski në hetimin për Koçanin

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.