SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (45) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Më 23.01.2025, i denoncuari – pronar i një firme nga Tetova, është marrë vesh me një person nga Tetova se do t’i kryejë transport mallrash për në Gjermani për shumën prej 2.500 euro, për ç’gjë i ka lëshuar faturë me nënshkrim dhe vulë, të vërtetuar nga firma e tij. Por, mallin e dakorduar, i denoncuari nuk e ka transportuar, ndërsa paratë nuk ia ka kthyer palës së dëmtuar.TS