Mashtruesi 26-vjeçar nga Maqedonia paraqitej si mjek dhe u mori 270 mijë euro tetë familjeve në Kroaci

Një mashtrues 26-vjeçar nga Maqedonia është paraqitur rrejshëm si mjek dhe i ka mashtruar tetë familje nga Kroacia, duke u marrë gjithsej 270 mijë euro, shkruan Dnevnik.hr.
Ai ka shfrytëzuar frikën më të madhe të prindërve – humbjen e fëmijës, shpjegon policia.
“Në anën tjetër të telefonit, një person paraqitet si mjek dhe thotë: ‘Fëmija juaj është në rrezik. Ka ndodhur një tragjedi e madhe ose një aksident. Nevojiten para për këtë operacion të vështirë’”, tha Marija Goati, zëdhënëse e Drejtorisë Policore në Zagreb, duke shtuar se prindërit janë dëmtuar me mbi 270 mijë euro.
Në vend të një mjeku, në anën tjetër të telefonit ishte mashtruesi 26-vjeçar nga Maqedonia, i cili përfundoi pas hekurave pas një procedure të përshpejtuar penale.
Dhoma e mjekëve familjarë në Kroaci u bëri thirrje pacientëve që të mos bien pre e mjekëve të rremë që u paraqiten në derë.