Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka siguruar shumicën në një votim parlamentar për t’u bërë kancelar.

Votimi i dytë erdhi pas atij të parit të ndodhur të martën paradite, kur Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310.

Dështimi i Merz që të zgjidhej që në raundin e parë të votimit është parë si i pashembullt në historinë moderne gjermane.